KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET/ Meghan Markle vite më parë ëndërronte të bëhej princeshë – AlpeGossip
KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET/ Meghan Markle vite më parë ëndërronte të bëhej princeshë

KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET/ Meghan Markle vite më parë ëndërronte të bëhej princeshë

Shumë vite më parë, në blogun e saj ‘The Tig’, Meghan Markle shkruante se ëndërronte të bëhej princeshë. Në atë kohë ajo as që njihej me Princin Harry dhe nuk e mendonte se një ditë ëndrra e saj do të bëhej me të vërtetë realitet. Megjithatë Meghan nuk ëndërronte të bëhej princeshë si ato të përrallave, por princeshë me fuqi të veçanta. Në vitin 2014, kur shkruante se donte të bëhej një figurë e fuqishme, Meghan sqaroi edhe dëshirën e saj të fëmijërisë për t’u bërë princeshë. “Vajzat e vogla ëndërrojnë të bëhen princesha. Unë ëndërroja të bëhesha si Princeshë She-Ra, Princesha e Fuqisë. Për të gjithë ata që nuk i njohin filmat vizatimorë të viteve ’80, She-Ra, është motra binjake e He-Man dhe një rebele mbretërore me shpatë e njohur për fuqinë e saj. Nuk jemi duke folur për një Hirushe”, – ka thënë ajo. Megjithatë për çfarëdo lloj princeshe që Meghan ka ëndërruar çdo gjë u realizua, sepse tani ajo është kthyer në një femër të fuqishme, me pushtet dhe ndikim në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm.