KA MAKINA E VESHJE LUKSOZE/ Gruaja u kërkon njerëzve ta mbajnë me para: Nuk gjej dot punë – AlpeGossip
KA MAKINA E VESHJE LUKSOZE/ Gruaja u kërkon njerëzve ta mbajnë me para: Nuk gjej dot punë

KA MAKINA E VESHJE LUKSOZE/ Gruaja u kërkon njerëzve ta mbajnë me para: Nuk gjej dot punë

Uebfaqet për mbledhjen e parave siç mund të jenë JustGiving dhe GoFundMe janë një mënyrë shumë e mirë për të mbledhur para për njerëzit që kanë nevojë ose për projekte të reja.

Kjo lloj mënyrë për mbledhjen e parave mund të shpëtojë fëmijë nga kanceri, por një grua ka zgjedhur ta përdorë për qëllime të tjera.

Margarita Tomovska vishet me rroba e këpucë luksoze por tashmë ka krijuar një llogari në GoFundMe pasi do që njerëzit ta mbajnë me para.

Kjo pasi, siç thotë ajo, nuk ka mundur të gjejë punë për shkak të reputacionit që i kanë hapur policët.

Në llogarinë krijuar ajo pret që të mbledhë rreth 100,000 dollarë nga donacionet e njerëzve.

Tomovska u bë e njohur vitin e shkuar kur thuhet se ua kaloi policëve duke ecur me 200km/h gjatë një ndjekje në New South Wales, ndërkohë që vajzën e vogël e kishte në sediljen e pasme.

Tashmë ajo nuk lejohet që të shohë vajzën dhe thotë se ka mbetur pa punë sepse policët thonë gjëra të “këqia” për të.