HOROSKOPI 11 MARS/ “Dashuria ka një rregull…” Ja parashikimi i yjeve për shenjën tuaj – AlpeGossip
HOROSKOPI 11 MARS/ “Dashuria ka një rregull…” Ja parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

HOROSKOPI 11 MARS/ “Dashuria ka një rregull…” Ja parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi: Është padyshim një periudhë përmirësimi, por kushtojini vëmendje ‘xhepit’. Keni shpenzuar shumë para, mundohuni ta shtrëngoni pak rripin, por jo shumë.

Demi: Kjo është periudhë shumë interesante për dashurinë dhe ndjenjat, nëse ju pëlqen një person, çfarë prisni? Tregojini ndjenjat tuaja. Në punë, fokusohuni në çështjet më të rëndësishme dhe tregohuni largpamës.

Binjakët: Duket se dëshironi shumë të bini në dashuri, ndaj mos hezitoni të dilni me njerëzit që ju pëlqejnë. Në punë keni energji pozitive, ndaj mos e shpërdoroni forcën tuaj.

Gaforrja: Në dashuri ka vetëm një rregull: pak fjalë dhe shumë veprime! Mundohuni t’i tregoni partnerit tuaj se sa kujdeseni për marrëdhënien. Në punë periudha është pak tensionuese, por kini durim.

Luani: Nëse keni probleme në dashuri, më mirë mos e shtyni bisedën me partnerin/partneren. Në punë është ditë me stres të lartë pasi vështirësitë më të mëdha fshihen në marrëdhëniet me kolegët.

Virgjëresha: Këto ditë dalin në pah aftësitë tuaja. Në punë mos e teproni, përpiquni të mos hidhni hapa të rrezikshëm.

Peshorja: Ju po përjetoni ditët më të bukura në dashuri. Edhe në punë keni dëshirë për ndryshime.

Akrepi: Prisni deri të shtunën ose të dielën për të shfaqur ndjenjat tuaja ndaj dikujt që pëlqeni.

Shigjetari: Kjo është një ditë që kalon në një mënyrë “të pasigurt” nga pikëpamja sentimentale. Jeni shumë të lodhur nga puna, duhet të ndaleni dhe të relaksoheni.

Bricjapi: Hëna në kundërshtim të qartë, nuk është një ditë e lehtë për ndjenjat, më mirë të shtyni gjithçka për nesër. Periudha është shumë e mirë nga ana profesionale, nëse ka probleme duhet t’i zgjidhni tani.

Ujori: Do të keni rikuperim të mirë fizik, psikologjik dhe sentimental këtë fundjavë. Në punë do të mbyllni një histori të vjetër dhe do të hapni një dritare të re.

Peshqit: Do të keni konflikte që duhen zgjidhur, veçanërisht me shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit. Nga ana tjetër, këto ditë po kaloni shumë mirë.