Enca me koleksion aq të madh çizmesh sa mund t’u hapë një llogari në Instagram! (FOTO) – AlpeGossip
Enca me koleksion aq të madh çizmesh sa mund t’u hapë një llogari në Instagram! (FOTO)

Enca me koleksion aq të madh çizmesh sa mund t’u hapë një llogari në Instagram! (FOTO)

Një gjë mund ta themi me bindje dhe siguri të plotë: Enca Haxhia ka diçka me çizmet! Sa më të gjata dhe shumëngjyrëshe, aq më mirë.

Fotot e këngëtares në Instagram dëshmojnë se 21-vjeçarja ka minimalisht 10 palë çizme të ndryshme dhe i preferon para gjithçkaje, takave apo të sheshtave.

Në klipe del me çizme, në koncerte ‘live’ vesh çizme, në sete fotografike vesh çizme, duke i kthyer gati-gati në aksesorë identifikues.

 

Ajo ka blerë replikën e çimzeve të famshme Saint Laurent me gurë Swarovski, vlera e vërtetë e të cilave shkon në 10,000 dollarë, por i ka marrë për një çmim shumë më të arsyeshëm tek ‘La moda’ për vetëm 126 mijë lek.

La moda është markë britanike që shet veshje dhe replika të markave prestigjioze për shumë më pak para dhe shumë nga veshjet në garderobën e Encës janë porositur online nga kjo faqe, apo nga EGO, tjetër markë britanike këpucësh.

 

Meqë Enca ka kaq shumë për të treguar dhe nuk ekziston diçka e tillë si ‘shum çizme’ për të, s’do na vinte aspak keq sikur të hapte një llogari në Instagram enkas për to.

Anabel.al