VAJZA E TOM CRUISE KOPJE E TIJ/ I habit të gjithë me ngjashmërinë që ka me të atin (FOTO) – AlpeGossip
VAJZA E TOM CRUISE KOPJE E TIJ/ I habit të gjithë me ngjashmërinë që ka me të atin (FOTO)

VAJZA E TOM CRUISE KOPJE E TIJ/ I habit të gjithë me ngjashmërinë që ka me të atin (FOTO)

Vajza e vetme biologjike e Tom Cruise nga martesa me Katie Holmes, Suri, tashmë është rritur dhe ka marrë plotësisht pamjen e aktorit. Së fundmi Katie dhe Suri kanë udhëtuar me njëra-tjetrën drejt një kampi refugjatësh në Greqi dhe të gjithëve u ka rënë në sy ngjashmëria e 12-vjeçares me babain e saj.

Në fotografitë që Holmes ka publikuar në rrjete sociale nga udhëtimi si nënë e bijë, duket qartë se Suri ka tipare të ngjashme me babain e saj. Katie dhe vajza e saj kaluan disa ditë në kampin e refugjatëve sirianë në Greqi dhe u përfshinë në punët e vullnetarëve të një organizate shkruan “Us Weekly”. Kujtojmë se pak kohë më parë në mediat rozë thuhej se Tom Cruise nuk e kishte takuar prej vitesh vajzën e tij, sepse ai ndiqte ritet e një organizate fetare që ja ndalonte këtë gjë.