Koncerti madhështor/ Rita Ora ‘e ndezi’ Prishtinën në 10 vjetorin e pavarësisë (FOTO) – AlpeGossip
Koncerti madhështor/ Rita Ora ‘e ndezi’ Prishtinën në 10 vjetorin e pavarësisë (FOTO)

Koncerti madhështor/ Rita Ora ‘e ndezi’ Prishtinën në 10 vjetorin e pavarësisë (FOTO)

Rita Ora sonte ka mbajtur koncertin e pavarësisë në Prishtinë dhe për të dëgjuar yllin e muzikës botërore, sheshet e Prishtinës si asnjëherë më parë, ishin mbushur me qytetarë.

Ndërsa Rita performonte, publiku gjatë tërë kohës ka qenë entuziast dhe me shumë energji.

Këngëtarja, po ashtu nuk harroi t’ua uronte qytetarëve Pavarësinë e Kosovës “Urime Pavarësia Kosovë”, duke e pasur në sfond këngën e realizuar në Kosovë para disa viteve.

Ajo po ashtu surprizoi publikun me një performancë të jashtëzakonshme duke e luajtur “Vallen e Rugovës”.