Bëhen prindër për herë të parë/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës (FOTO) – AlpeGossip
Bëhen prindër për herë të parë/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës (FOTO)

Bëhen prindër për herë të parë/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e pritjes së ëmbël kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij e dhanë me rastin e festës së 1 Qershorit.

“Tre rrahje zemrash” shkroi Arjola në përshkrimin e fotos ku ekspozonte për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Mediat raportuan se fëmija i parë i çiftit të dashur do të vijë në jetë në vjeshtë, por tashmë është zyrtare që Ajola pritet të lindë në muajin tetor.

Kryebashkiaku Veliaj gjatë takimit me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman në Bashkinë e Tiranës, teksa po flisnin për ndryshimet që ka pësuar Tirana së fundmi dhe ftesës që i ka bërë për të mbjellë edhe ai një pemë, konfirmoi për herë të parë se Ajola është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Jo vetëm kaq, por ai zbuloi se do të bëhet baba i një djali. Ndërsa kujtojmë se emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Veliaj u shpreh se do të dëshironte

që fëmija i parë i tij të ishte vajzë.

“Në kohën e Skënderbeut mbilleshin pemë kur martohej një çift dhe kur lindnin fëmijët. Edhe unë do e nis këtë se e kam Ajolën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. E kemi çun”, u shpreh Erion Veliaj.