Transformimi i Justin Bieber! 100 orë për të mbushur trupin me tatuazhe (FOTO) - AlpeGossip
Transformimi i Justin Bieber! 100 orë për të mbushur trupin me tatuazhe (FOTO)

Transformimi i Justin Bieber! 100 orë për të mbushur trupin me tatuazhe (FOTO)

Justin Bieber është krenar për tatuazhet e reja, që i kanë mbuluar të gjithë trupin. Këngëtari 24-vjeçar postoi një foto nga afër të bustit të tij, duke treguar ndryshimin.

Ylli kanadez i muzikës “pop” shkroi për kohën që kishte shpenzuar për të përfunduar tatuazhet:

“Mbi 100 orë pune në trupin tim dhe nuk do të hiqja asnjë prej tyre”.

Në këtë foto duket se është e vështirë të gjesh një cep të bustit të tij të pambuluar nga boja.

“Nëse tatuazhet nuk do të dhembnin, do t’i bënin të gjithë. Ndoshta jo të gjithë. E dua shumë artin dhe e kam kthyer trupin tim në një kanavacë dhe kjo është kaq argëtuese”, përfundon ai shkrimin në “Instagram”.

Në kraharorin e tij është shtuar tatuazhi i një luani, një ariu dhe i një shqiponje, ndërsa dallohen fjalët “Son of God” dhe “Purpose” (titulli i albumit të fundit).