PADIA/ Sipas Meghan Markle, shtypi e manipuloi dhe e shfrytëzoi të atin – AlpeGossip
PADIA/ Sipas Meghan Markle, shtypi e manipuloi dhe e shfrytëzoi të atin

PADIA/ Sipas Meghan Markle, shtypi e manipuloi dhe e shfrytëzoi të atin

Padia e Meghan Markle kundër tabloidëve britanikë ka nisur zyrtarisht.

Të premten në mëngjes u mbajt online dëgjesa e parë nga Gjykata e Lartë e Londrës.

Sipas NBC News, Megan dhe Princ Harry u zgjuan në katër të mëngjesit për t’iu bashkuar seancës. Në emër të Meghan foli avokati i saj, i specializuar në çështjet e privatësisë, konfidencialitetit dhe shpifjes.

Avokati David Sherborne tha gjykata “duhet të vendosë nëse publiku u keqinformua me vullnet të plotë” nga Mail on Sunday që publikoi vetëm copëza të letrës, në vend që ta publikonte të plotë.

Ai argumentoi se pjesët e letrës që u publikuan ishin të “pandershme,” pasi pjesët që s’u publikuan binin ndesh me synimet e gazetës.

Për ata që s’janë përditësuar, Dukesha e Sussex po padit Associated Newspapers, botuesin e Mail on Sunday, për shkelje të privatësisë sepse publikuan një letër që ajo i shkroi të atit para se të martohej në vitin 2018.

Avokatët e gazetës argumentuan se duke qenë se Meghan është anëtare e familjes mbretërore, lexuesit kanë interes për familjen e saj dhe se Thomas Markle ka të drejtë t’i tregojë publikut anën e tij të historisë.

“The Mail on Sunday do ta mbrojë artikullin e botuar deri në fund,” tha një zëdhënës për E! News pak kohë më parë. “Për më tepër, mohojmë kategorikisht që letra e Dukeshës të jetë redaktuar në ndonjë mënyre që i ndryshon kuptimin.”

Sipas NBC News, avokatët e Meghan besojnë se Thomas u “shfrytëzua” dhe u “manipulua” nga shtypi.

Në fakt, avokati i Meghan thotë se “më në fund shtypi e manipuloi këtë njeri të cënueshëm dhe e bëri të japë intervista.” Meghan kërkon dëmshpërblim për keqpërdorimin e informacionit personal dhe për shkelje të të drejtave të autorit.

Pak ditë më parë, Princ Harry dhe Meghan njoftuan se “nuk do të ndërveprojnë më” me katër tabloide britanike përfshirë The Mail, The Sun, The Express dhe The Mirror.

Vendimi nuk u mor për të “shmangur kritikat” apo “për të censuruar raportimin e saktë.” Krejt e kundërta, “media ka të drejtë të raportojë dhe të shprehë mendimin në lidhje me Dukën dhe Dukeshën e Sussex, qoftë i mirë apo i keq. Por s’mund të jetë i bazuar në një gënjeshtër.”

Nga E! News