MË NË FUND/ Zbulohet e vërteta e ndarjes mes Luanës dhe Krenarit (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND/ Zbulohet e vërteta e ndarjes mes Luanës dhe Krenarit (FOTO)

MË NË FUND/ Zbulohet e vërteta e ndarjes mes Luanës dhe Krenarit (FOTO)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut dhe komentohet gjatë për sukseset e shumta në këngë dhe në emisionin e saj. Bukuroshja bjonde prej shumë muajsh tashmë është përfolur dhe për lidhjen me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.

Dyshja është kapur shumë herë mat dhe gjithashtu ngacmimet e ndryshme në ‘Instagram’, kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Megjithatë ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht, pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Megjithatë, së fundmi burime për ‘Gazetën Shqiptare’ kanë treguar se ata vijojnë të jenë bashkë dhe madje më të dashuruar se kurrë më parë. Dyshja ka preferuar që dashurinë e tyre ta mbajnë larg syrit të kureshtarëve dhe për këtë arsye nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Sipas burimeve, pak ditë më parë moderatorja e njohur udhëtoi drejt Kosovës, ku thuhet se e ka pritur Krenari. Madje çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të jap një koncert për pavarësinë e Kosovës, gjithashtu do të shijojnë dhe disa ditë pushimi bashkë.

Burimi: GSH.al.