“MOMENTET MË TË BUKURA…”/ Publikohet video e Luanës duke kënduar që në moshë të vogël – AlpeGossip
“MOMENTET MË TË BUKURA…”/ Publikohet video e Luanës duke kënduar që në moshë të vogël

“MOMENTET MË TË BUKURA…”/ Publikohet video e Luanës duke kënduar që në moshë të vogël

Luana Vjollca është shndërruar padiskutim në emrin më të lakuar në botën e showbizit. Bukuroshja shqiptare ka patur sukses në të gjithë hapat që ka hedhur, dhe kjo gjë është mëse e dukshme prej njerëzve që ajo inspiron.

 

Moderatorja e dashur përmes një video të postuar në instagramin e saj ku numëron miliona fansa, na ka kujtuar momentet më të bukura të saj. Që nga ‘Shiko kush luan’, deri tek bashkëpunimet muzikore më të suksesshme dhe me emra të dëgjuar të skenës, Luana na ka treguar se ka arritur shumë.

Fansat që e mbështesin, i kanë përgatitur artistes një video me të gjitha momentet e suksesshme dhe të bukura. Pjesë e saj ndër të tjera është bashkëpunimi muzikor me Faydee dhe disa sekuenca të ‘Shiko kush luan’.

 

Luana në video shikohet teksa këndon që në vogëli. Ja pse ajo i hyri botës së muzikës, pasi qenka një pasion i hershëm. Me këto Luana na ka treguar se është një yll në ngjitje.