E njohur më shumë për lidhjen me biznesmenin iranian se sa për aftësitë e saj artistike, Morena Taraku ka realizuar një seri fotosh këto ditë dhe insiston t’i tregojë njerëzve se nuk ka ndryshuar që nga shkolla e mesme.
Kështu, krahas një fotoje të kohëve të fundit, ajo shkruan: “Kush do që ka pasur mundësi të me njoh nga afër, e di mirë që unë jam po ajo Morena që kam qenë edhe në shkollën fillore dhe të mesme”, në llogarinë e saj të Instagramit.
Nejse, mbase Morena ka ndërhyrë aq shumë, sa ka nisur edhe vetë ta besoj që ashtu ka lindur. Nuk është faji i saj, ajo mbase nuk e mban mend si ka qenë dikur.