“MOS TA SHOF MË…”/ Nora Istrefi i bën komentin e veçantë Erës, por ajo që i kërkon do ju lej pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
“MOS TA SHOF MË…”/ Nora Istrefi i bën komentin e veçantë Erës, por ajo që i kërkon do ju lej pa fjalë (FOTO)

“MOS TA SHOF MË…”/ Nora Istrefi i bën komentin e veçantë Erës, por ajo që i kërkon do ju lej pa fjalë (FOTO)

Nëse ke thënë Nora dhe Era Istrefi ke thënë dy nga motrat më seksi të showbiz-it shqiptar dhe padyshim dy nga artistet më të sukseshme të industrisë së muzikës.

Ato gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, dhe shpesh i kemi parë në Instagram me postime të përzemërta dhe foto të bukura.

Megjithatë, duket se përtej famës edhe ato paskan problemet tipike mes motrash, siç është për shembull marrja e rrobave dhe sendeve të njëra-tjetrës.

Këtë na e tregoi vetë Nora në postimin e fundit të Erës.

Kjo e fundit publikoi dje në Instagram disa foto duke na treguar se ka prerë flokët deri tek supet dhe ka bërë baluke, ndërsa në Instagram tregon se është frymëzuar nga personazhi “Mia Wallace” në filmin e Quentin Tarantino-s.

View this post on Instagram

Mia Wallace but make it blonde

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Padyshim ky ndryshim i ka pëlqyer shumë të motrës, që nuk i ka kursyer komplimentet, dhe bashkë me to edhe një ‘paralajmërim’.

Si duket Nora është fiksuar me çantën e Erës, dhe këtë ia ka thënë edhe publikisht.

OMG! S’kam fjalë. Bukuri, klas dhe tepër style. Atë çantëm fshehe prej meje mos ta shoh

Jemi të sigurta se të gjitha i keni këto probleme me motrat dhe i kemi shumë zili gocat me vëllezër nga ky aspekt.

Nora dhe Era rreth një vit më parë sollën bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Nuk e di”, një këngë ritmike që mori vëmendjen e publikut menjëherë.