Pak ditë më parë u mësua se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew pak muaj pasi i dha atij një shans të dytë.
Isaac e përjetoi jo mirë ndarjen nga Dua, por sot është rikthyer sërish në rrjete sociale. Ai ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me mjekër, një ndryshim në pamje që e bën edhe më simpatik.
Isaac ka marrë shumë komplimente nga komentuesit të cilët i shkruajnë se i shkon mjekra.
Ndërkohë Dua pas ndarjes nga Isaac thuhet se ka nisur një lidhje me vëllain e supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadidit, Anwar Hadid.