“DASHURIA E JETËS SIME”/ Olsi Bylyku ndan momentet duke u puthur me partneren (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURIA E JETËS SIME”/ Olsi Bylyku ndan momentet duke u puthur me partneren (FOTO)

“DASHURIA E JETËS SIME”/ Olsi Bylyku ndan momentet duke u puthur me partneren (FOTO)

Aktori i humorit Olsi Bylyku është shumë i dashur për publikun. Në sajë të roleve të tij dhe imitimeve origjinale, ai ka arritur të fitojë zemrën e të gjithëve.

 

E po kështu ka fituar edhe zemrën e të dashurës së tij. Prej kohësh Olsi është në një lidhje me bukuroshen Egli Tako. Dyshja shihen kudo bashkë dhe janë bërë të pandashëm.

Përmes postimeve në instagram, ata na kanë treguar se sa të dashuruar ndjehen. Ka qenë Egli ajo që ka hedhur një foto mjaft romantike ku duken të dy të përqafuar dhe duke u puthur . Sigurisht fotoja u pëlqye shumë nga fansat e dyshes, të cilët nuk nguruan t’i komplimentonin.

 

“Dashuria Supreme”,-shkruan Egli në mbishkrimin e fotos dhe po ashtu dallon komenti i ëmbël i Olsit i cili i thotë: “Dashruria e jetës time”. Ata po shijojnë të dy dashurinë që ndiejnë për njëri-tjetrin në mënyrën më të bukur.