STUDIMI/ A jemi vërtet në prag të shërimit të Alzajmerit? – AlpeGossip
STUDIMI/ A jemi vërtet në prag të shërimit të Alzajmerit?

STUDIMI/ A jemi vërtet në prag të shërimit të Alzajmerit?

Një studim i fundit po qarkullon kudo në faqet e para të gazetës duke premtuar se sëmundja e Alzajmerit mund të shërohet brenda gjashtë vitesh (Shënim: Alzajmer – shkaktari kryesor i demencies, term i përgjithshëm për humbjen e memories dhe një sërë funksionesh dhe aftësish kryesore të organizmit). Por a jemi vërtet shumë pranë një shërimi të plotë?!
Duke iu referuar dëmeve fizike, emocionale dhe financiare që shkakton kjo sëmundje, një zbulim i tillë do të rezultonte një hap përpara për njerëzimin. Megjithatë, siç ndodh rëndom, situata është më e ndërlikuar se kaq.

Për t’u treguar të saktë: kërkuesit e Universitetit të Cambridge-it dhe Lund-it, në deklaratën për shtyp qëndrojnë larg premtimeve specifike, por thonë thjesht se testet e një ilaçi të mundshëm mund të nisin brenda dy vitesh. Deklaratat vinë nga autori i studimit, që bën krahasime personale. A do përfundojë në zhgënjim këto parashikime?

Ka vend për optimizëm! Një numër i madh ekspertësh pohojnë se ilaçet e mëparshme nuk kanë mundur të shërojnë Alzajmerin për shkak se kanë shënjestruar pjesën e gabuar. Është menduar në përgjithësi se sëmundja shkaktohet nga prania e pllakave amiloide, mbetje proteinash midis neuroneve të trurit të prekur nga sëmundja. Megjithatë ende nuk ka ndodhur shërimi; mos vallë është e gabuar si teori që Alzajmeri shkaktohet pikërisht nga këto pllaka?

Në vitet e fundit, vëmendja është kthyer tek të tjera studime. Një prej tyre thotë se proteinat e shformuara mblidhen brenda qelizave të trurit, jo midis tyre. Pleksja e fijeve nervore ndodh kur proteinat e shformuara grumbullohen brenda neuroneve dhe dëmtojnë sistemet e dobëta qelizore.

Megjithatë shumë të tjerë thonë se janë oligomeret ato që e shkaktojnë dëmin. Pleksja e fijeve dhe pllakat janë pasojë e tyre. Prandaj, heqja e depozitave më të mëdha molekulare është njësoj si të heqësh një peshk të ngordhur nga ujësjellësi i qytetit: Nuk duhen, por as nuk janë shkaku i helmimit. Studimi i ri sugjeron që mund të ketë ilaçe që arrijnë të merren me burimin e sëmundjes, jo me pasojat që sëmundja ka lënë gjatë rrjedhës.

Duhet përmendur edhe çështja e debatueshme e përdorimit të fjalës “shërim”. Edhe sikur ilaçi të funksionojë 100%, dëmi që ka shkaktuar Alzajmeri në tru është i ashpër. Truri i njeriut nuk ka shumë aftësi për t’i ndrequr dëmet në rrethana të tilla; ai funksionon në sajë të rrjeteve të ndërlikuara dhe lidhjeve specifike midis zonave të ndryshme që vijnë si rezultat i një jete të tërë përvoje, zhvillimi.

Alzajmeri shkakton dëme shkatërruese tek neuronet. Edhe sikur të gjendet një mënyrë për të zëvendësuar qelizat e humbura në zonat e dëmtuara të trurit, s’mund të thuhet “shërim i plotë” pa ditur si t’i rikthesh si përpara.

Pavarësisht të gjithave, gjithë studimet janë të mira dhe vlejnë për shumë gjëra. Sado e rëndomtë dhe jo pozitive të duket mbyllja e këtij artikulli, po flasim për një të vërtetë dhe e vërteta është se duhen bërë kërkime të mëtejshme!