“Ju dogj fytyra dhe i nisi gjaku kudo”/ Prapaskenat e frikshme të klipit të Ronela Hajatit (VIDEO) – AlpeGossip
“Ju dogj fytyra dhe i nisi gjaku kudo”/ Prapaskenat e frikshme të klipit të Ronela Hajatit (VIDEO)

“Ju dogj fytyra dhe i nisi gjaku kudo”/ Prapaskenat e frikshme të klipit të Ronela Hajatit (VIDEO)

Klipet e Ronela Hajatit janë me të vërtetë gjithë surpriza dhe kjo gjë dihet tashmë. Madje së fundmi këngëtarja paska rrezikuar t’i digjet gjithë fytyra për një skenë klipi.
Ronela Hajati njihet për ndryshimet ekstravagante në klipet e saj, dhe këto ide vijnë nga stilisti Niko Komani. Ky i fundit i ftuar në rubrikën “Scroll Down” në “iconstyle.al” ka zbuluar se xhirimet e klipeve të Ronelës, shoqërohet gjithmonë me incidente të shumta. Komani kujton incidentin e fundit në klipin “Marre”, ku nga presioni i ujit këngëtares ju dogj një pjesë e fytyres, konkretisht mjekra.

“Shokuese ka qenë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’.Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo. Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha. Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe. Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si ti nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?’”- tha Niko.