“MË FUTI DUART”/ Kristi tregon pse zgjodhi Kristinën, Roberti: E zgjodhe për show – AlpeGossip
“MË FUTI DUART”/ Kristi tregon pse zgjodhi Kristinën, Roberti: E zgjodhe për show

“MË FUTI DUART”/ Kristi tregon pse zgjodhi Kristinën, Roberti: E zgjodhe për show

Sot në “Talk Love Story”, Jerina Lala dhe Robert Aliaj kanë komentuar zgjedhjet e katër fronistëve. Kristi Aliaj një prej fronistëve tha se kishte ndjerë emocion nga takimi me Kristina Kallashin ndaj e kishte zgjedhur, por i ati, Robert Aliaj mendon ndryshe.

“Mua të dyja zgjedhjet mu dukën për hir të showt, nuk kishte asnjë ndjenjë, as një strategji, as një gjë fare. Thjesht zgjodhën se duhej zgjedhur një”, tha Roberti.

Kristi Aliaj: Nuk u kënaqa fare me komentet, unë të them të vërtetë më pëlqeu fakti që Kristina u fut në mënyrë natyrale, si bambi, super natyrale si fizik. Unë kam një gjë tjetër dhe më pëlqen kur vajzat më prekin. Kristina më futi duart në mënyrë shumë të kontrolluar. Më preku në mënyrë shumë të kontrulluar dhe u ndjeva shumë mirë. Unë them aty që ka një fytyrë kafshërore, shumë të bukur.