“KAM KOHË QË HESHT”/ Pas sherrit me kunatën, rrëfen partnerja e Stines: Nuk doja ta prekja, por… – AlpeGossip
“KAM KOHË QË HESHT”/ Pas sherrit me kunatën, rrëfen partnerja e Stines: Nuk doja ta prekja, por…

“KAM KOHË QË HESHT”/ Pas sherrit me kunatën, rrëfen partnerja e Stines: Nuk doja ta prekja, por…

Para disa kohësh, sherri mes motrës së Stines, Alidës dhe partneres së tij, Gracias bëri xhiron e rrjetit. Ato hodhën akuza të rënda kundër njëra-tjetrës.

E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Gracia ka zgjedhur të mos flasë lidhur me këtë çështje, por ka pranuar se vazhdon t’i qëndrojë çfarë ka thënë më herët.

“Për respekt të Nestit nuk doja ta prekja më këtë temë se ça kisha ja thashë publikisht dhe ju qendroj atyre gjërave”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që më herët përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Gracia shkruante:

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”.