Rihanna si “Papa” në “Met Gala” na kujtoi Oriola Marashin! Ngjashmëria e tyre e “frikshme”… (FOTO) – AlpeGossip
Rihanna si “Papa” në “Met Gala” na kujtoi Oriola Marashin! Ngjashmëria e tyre e “frikshme”… (FOTO)

Rihanna si “Papa” në “Met Gala” na kujtoi Oriola Marashin! Ngjashmëria e tyre e “frikshme”… (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një ndër eventet më të rëndësishme, pikërisht Met Gala 2018.

Ajo ç’ka mund të vinim re lehtësisht ka qenë se kodi i veshjes ka qenë i fokusuar tek Katolicizmi pasi dhe vetë eventi është quajtur “Trupat e Parasjës, moda dhe imagjinata katolike”.

Personazhet e njohur kishin respektuar temën dhe janë paraqitur në tapetin e kuq me simbole fetare.

Kjo mbrëmje është organizuar nga Rihanna, Amal Clooney, Donatella Versace, Anna Wintour, Stephan dhe Chrsitine Schwartzman.

Dhe ashtu siç e prisnim të gjithë, Rihanna ishte mbretëresha e mbrëmjes. Ylli i pop-it theu kufijtë e modës, ndërsa u shfaq në tapetin e kuq të “The Metropolitan Museum of Art” me një veshje të frymëzuar nga ajo e Papës, me fustan të shkurtër, pelerinën dhe kapelën, e realizuar nga Maison Margiela, shkruan AlpeNews.al

Por veshja e Rihannës nuk ishte aq e panjohur! A ju duk dhe juve ashtu? E themi këtë sepse një të tillë e kemi parë të veshur mbi të bukurën modelen e njohur Oriola Marashi 2 vite më parë në një set fotografik.

Ndoshta simboli i kryqit nuk është i pranishëm në veshjen e modeles por mund të themi se ngjyra dhe copa kanë një ngjashmëri “të frikshme”.

Dhe vetë modelja duket sikur është e këtij mendimi pasi ka postuar në InstaStoryn e saj dy foto ku tregon Rihannën dhe më pas veten e saj.

Juve si ju duket?/AlpeNews.al/