Gazetari i njohur kritikon ashpër temën e Met Gala 2018: Çfarë jeni duke bërë me fenë tonë?! – AlpeGossip
Gazetari i njohur kritikon ashpër temën e Met Gala 2018: Çfarë jeni duke bërë me fenë tonë?!

Gazetari i njohur kritikon ashpër temën e Met Gala 2018: Çfarë jeni duke bërë me fenë tonë?!

Gazetari i njohur Piers Morgan ka kritikuar ashpër temën e Met Gala 2018 që ka “përdorur” katolicizmin.

Ju i keni parë sot përgjatë gjithë ditës fotot e të ftuarve në MET GALA që ishin kombinuar në përshtatje me temën edhe pse disa prej tyre kanë provokuar me disa detaje kundër kishës. Mjaft të kujtoni veshjen e Rihanna-s (e cila ishte ndër të veshurat më mirë) dhe në një farë mënyre ka ironizuar Papa-n.

Prandaj, Morgan duke qenë edhe një besmitar i fesë katolike e ka parë të udhës t’i thotë disa fjalë publikisht kundër kësaj.

“Si një katolik që jam, po edhe unë nuk jam perfekt, por a nuk mendoni se u teprua? Imagjinoni nëse do të ishte një temë për fenë Islami, si do të ndiheshin njerzit ndaj provokimeve, do i merrnin akoma më politikisht apo jo? Më thoni përse unë si katolik, s’duhet ta përkthej politikisht këtë gjë. Jam shumë i ofenduar nga disa prej artistëve që zgjodhën të provokonin keqzi katolicizmin. Në 100 mënyra të mira që mund të përfaqsohej kjo fe, shkuat dhe provokuat? E çuditshme. Pra ajo që po përpiqem të them është: Si katolik, a s’duhet të ndihem i ofenduar? Çfarë jeni duke i bërë fesë tonë njerëz?” – ka përfunduar ai.

Në rrjete sociale, Piers Morgan ka marrë shumë mbështetje, duke e shpërndarë reagimin e tij në masë.