KA 8 KUNATA/ Moderatorja e njohur rrëfen marrëdhënien me motrat e bashkëshortit – AlpeGossip
KA 8 KUNATA/ Moderatorja e njohur rrëfen marrëdhënien me motrat e bashkëshortit

KA 8 KUNATA/ Moderatorja e njohur rrëfen marrëdhënien me motrat e bashkëshortit

Moderatorja e njohur shqiptare, Fiori Dardha e ftuar sot në emisionin ‘ABC e mëngjesit’ ka folur për marrëdhënien e saj me 8 motrat e burrit.

Fiori tha se pavarësisht se çfarë mund të mendojnë të tjerët, ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatat e saja dhe ndihet nusja më me fat në botë.

“Jam si veshka mes dhjamit, ku ka më mirë. Bashkëshorti im është i vogli mbas tetë motrash. Ku ka më mirë, një ditë shkon për drekë te njëra, një ditë te tjetra, ku ka më mirë. Vetëm Elvira jeton në Amerikë, të tjerat janë të gjitha në Tiranë. Me të voglën, me Lolën më pëlqen të ngacmohem një çik më tepër dhe të shkëmbejë më shumë batuta.”,- tregoi Fiori.

Në asnjë moment nuk e kam menduar se kishte 8 motra se isha aq e dashuruar me të sa nuk shihja probleme dhe për fat të mirë jam e bindur se jam nusja më e mirë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Fiori Dardha humbi para disa kohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës, nënën e saj. Moderatorja e njohur kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të.

Më herët, nëpërmjet një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” ajo ka treguar se fotoja nga momenti më i vështirë në jetën e saj ishte kur ndodhej në spital me të ëmën e ndjerë.

“Këtë foto e ka shkrepur motra ime, në përpjekje për të më qetësuar disi duke tentuar të bëjë ndonjë batutë. ‘Bëhesh shumë e shëmtuar kur qan, ndaj fshiji lotët’-më thoshte, teksa unë me ankth shihja në monitor se si ndryshonin rrahjet e zemrës dhe saturimi i mamit. Nuk ka tmerr më të madh se të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet”, ka shkruar moderatorja krahas fotos së dhimbshme ku shihet me sytë me lot dhe dhimbja i lexohet në fytyrë.