Albana Osmani rrëfen për herë të parë projektin e saj më të ri: Kur bashkohet “Luledielli” me televizionin – AlpeGossip
Albana Osmani rrëfen për herë të parë projektin e saj më të ri: Kur bashkohet “Luledielli” me televizionin

Albana Osmani rrëfen për herë të parë projektin e saj më të ri: Kur bashkohet “Luledielli” me televizionin

Albana Osmani ka gëzuar gjithmonë mjaft popullaritet pasi kjo e fundit është një nga moderatoret më të dashura e më simpatike të ekranit. Që në moshë të vogël, e aktivizuar në programe të ndryshme të Top Channel, derisa së fundmi ajo është opinioniste në “Top Shoë Magazine”. Por përpos gjithë projekteve të saj televizive, Albana Osmani është bërë akoma më e njohur në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera të botës për iniciativën që ajo pati në krijimin e fondacionit “Ti je një Luledielli”, ku me anë të parave që mblidhen nga shitja e bluzve me luledielli ndihmohen fëmijët e sëmurë.

Ky projekt ka pasur shumë jehonë dhe Albana e quan “Ti je një Luledielli” një mision që kjo e fundit duket se ka në jetë, njësoj si një thirrje që i është bërë dhe ndaj ajo po e ndjek me kaq seriozitet e dëshirë. E ftuar në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ditën e sotme në orën 17:00 në ABC News, Albana ka rrëfyer për herë të parë nisjen e një projekti i cili do të bashkojë “Lulediellin” dhe karrierën e saj të gjatë si prezantuese në televizion.

Se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, ju duhet të ndiqni puntatën e sotme të “Thumb”, ne dimë t’ju themi se do të jetë shumë, po shumë interesante gjetja e saj!

Ka dhe të pathëna të tjera, ndaj, rezervoni orarin për të qenë para ekranit të “ABC News” sot në 17:00! /Blitz.al/