“KUR NJERËZIT TË LËNDOJNË…”/ Keisi flet për dhimbjen publikisht (FOTO) – AlpeGossip
“KUR NJERËZIT TË LËNDOJNË…”/ Keisi flet për dhimbjen publikisht (FOTO)

“KUR NJERËZIT TË LËNDOJNË…”/ Keisi flet për dhimbjen publikisht (FOTO)

Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për bashkëshorten e reperit Stresi.

Keisi Lushaj po e përjeton me dhimbje largësinë nga partneri i saj, i cili është arrestuar prej tetorit pas akuzave për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Stresi i premtoi Keisit se do të dalë shumë shpejt ndërsa i kërkoi që të jetë e fortë në një bisedë telefonike me “Aldo Morning Show”, javën e kaluar.

Por kjo periudhë është një sfidë e madhe për të ndaj dhe Keisi e nis ditën me shprehje frymëzuese që japin një mesazh të fortë (kujt t’i djegë le ta mbajë):

“Kur njerëzit të lëndojnë gjithmonë e më shumë, mendo për ta sikur të jenë letër smerile. Mund të të gërvishtin dhe të të lëndojnë pak por në fund, ti mbetesh e pastër dhe ata të panevojshëm”.

Keisi vijon të jetë mbështetësja më e madhe e reperit që ndodhet pas hekurave. Ajo beson në pafajësinë e tij dhe gjithnjë e më shumë publikon foto e video nga koha kur kanë qenë bashkë.