”DUHET TË JESH E AFTË TË QESHËSH…”/ Loredana flet për herë të parë për ndarjen nga Mozzik (FOTO) – AlpeGossip
”DUHET TË JESH E AFTË TË QESHËSH…”/ Loredana flet për herë të parë për ndarjen nga Mozzik (FOTO)

”DUHET TË JESH E AFTË TË QESHËSH…”/ Loredana flet për herë të parë për ndarjen nga Mozzik (FOTO)

Kohët e fundit çifti i njohur i reperëve Mozzik dhe Loredana janë në qendër të vëmendjes. Ato po përfliten për një ndarje të mundshme pasi shumë shenja konsistojnë në këtë fakt. Ndonëse ditën e djeshme Loredana e uroi reperin për ditëlindje me një urim të këndshëm në emër të Hanës, sërish dyshimet nuk janë shuar pasi dyshja vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjete sociale.

Kudo po flitet për ndarjen e tyre dhe fansat nuk ndalojnë duke i pyetur nëse janë ndarë por më kot presin për një përgjigje. Si Mozzik ashtu dhe Loredana nuk e kanë pranuar ende publikisht por veprimet e tyre kanë folur për ta. Është e sigurt që për të dy është një periudhë e vështirë. Këtë e ka treguar dhe Loredana përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastoryn e saj.

“Duhet të jesh e aftë të qeshësh në mes të të gjitha këtyre budallallëqeve”, ka shkruar ajo, duke treguar se po mundohet shumë të qëndrojë e fortë. Duke qenë se në media ndarja e saj me Mozzikun po komentohet së tepërmi, ka të ngjarë që dhe postimi në fjalë të lidhet me këtë.