Për një arsye madhore, moskujdesi ndaj të brendshmeve mund të shkaktojë probleme serioze te organet gjenitale. Mbathjet janë veshjet që qëndrojnë më tepër në kontakt me lëkurën, çka do të thotë se mund të shndërrohen në vatër infeksionesh të rrezikshme për lëkurën dhe jo vetëm.
Shtatë llojet e mbathjeve që duhet t’i shmangni me patjetër:
1. Mbathjet që mbajnë aromë të keqe
Për shkak të materialit, disa mbathje i mbajnë papastërtitë në sipërfaqe duke i vënë mikrobet në kontakt me lëkurën. Kështu shmangni mbathjet me material sintetik; mbathjet prek pambuku janë më higjienike.
2. Mbathjet që nuk pastrohen
Pavarësisht larësit, disa mbathje thjesht nuk pastrohen. Ato mbeten me njolla në ngjyrë të verdhë ose nude, ndonëse i keni larë. Në të tilla raste, nuk është faji i larësit, por i copës aspak cilësore.
3. Mbathjet që humbasin ngjyrën
Sekrecionet femërore përmbajnë aciditet dhe mbathjet prodhohen me materiale që të mos humbasin ngjyrë. Në rast se mbathjet duken si të çngjyrosura në pjesën intime, atëherë materiali nuk është cilësor.
4. Mathjet që u del ngjyra pasi lahen
Nëse mbathjet nxjerrin bojë pasi lahen, duhet të mos i vishni më. Boja e tyre do të përfundojë në organet gjenitale dhe infeksionet merrini me mend vetë.
5. Mbathjet që janë të ngushta/të lirshme
Tregohuni të kujdesshëm kur blini të brendshme, pasi masa është po aq e rëndësishme sa materiali. Mbathjet e ngushta bëhen shkak që lëkura të irritohet. Po kështu edhe mbathjet e lirshme më shumë seç duhet mund të bëhen shkak që infeksionet të kenë kontakt me pjesën intime.
6. Mbathjet që i keni prej kohësh
Mbathjet duhen mbajtur jo më shumë se një vit e gjysmë. Prandaj blini të reja vazhdimisht.
7. Mbathjet që thjesht janë të bukura
Në këtë rast, bëjmë një përjashtim. Të brendshmet seksi nuk kanë pse mungojnë në garderobën tuaj, por absolutisht nuk duhen mbajtur veshur gjithë ditën. Dantella, gurët, lulet dhe tyli janë të bukur, por thjesht për pak.