“DUA TË JETË BRUN”/ Këngëtarja e njohur zbulon partnerin ideal të saj: Një njeri larg showbiz-it – AlpeGossip
“DUA TË JETË BRUN”/ Këngëtarja e njohur zbulon partnerin ideal të saj: Një njeri larg showbiz-it

“DUA TË JETË BRUN”/ Këngëtarja e njohur zbulon partnerin ideal të saj: Një njeri larg showbiz-it

E ftuar në emisionin “Live from Tirana”, Semi Jaupaj, u shpreh se ‘po i pëlqen jeta single sepse po fokusohet te muzika’.

Por gjithashtu, këngëtarja e njohur tregoi edhe se si është partneri i saj ideal. Ajo u shpreh se nuk po kërkon diçka specifike, duke shtuar se e vetmja gjë që dëshiron, është të jetë brun dhe i gjatë.

“Po më pëlqen jeta single sepse po fokusohem te muzika. Me arritjen e një moshe të caktuar nuk kërkoj më diçka specifike, mjafton të më jap energji të mirë, të më ofrojë lirinë që e kam të rëndësishme. E vetmja gjë është të jetë brun dhe i gjatë. Do të doja një njeri larg showbiz-it. Për momentin kam gjëra të tjera në mendje, dua të jem e fokusuar te muzika. Ka ardhur momenti që unë të jem ajo që dua të jem. Më kërkon shumë kohë, është një punë që të lë pa gjumë. Unë nuk rri dot pa dhënë mendimet e mia, jam e përfshirë, nuk i lë dot në dorën e tjetrit”, tha Semi gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin “Live from Tirana”.