Edhe pse ende nuk është bërë muaji që ka nisur “Big Brother VIP2”, ngjarjet kanë qenë të shumta. Banorët tashmë janë përfshirë në situata të ndryshme me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë debatet e forta ku ndonjëherë kalojnë edhe në ofendime.
Dy nga banorët që i kanë hapur ‘luftë’ njëri-tjetrit janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit duket se nuk po i lëviz akoma gurët e tij në lojë dhe po pret “prime-in” e sotëm nëse do të eliminohet apo jo.
Më herët ai është shprehur se nëse të dielën është akoma brenda shtëpisë “ditë të zeza” do të vinë për Oltën.
Së fundmi ishte këngëtari i njohur ai që në një diskutim me banorët e tjerë, Efin, Bjordin dhe Amosin e quajti aktoren ‘sëmundje ngjitëse’.
Artisti u shpreh se ajo është si pandemi dhe me anë të kësaj po tenton që t’i infektojë të gjithë.
“E shoh si një sëmundje ngjitëse në këtë shtëpi, si pandemi që i infekton të gjithë, një virus, COVID, sëmundjen që e ka vetë do ta transmetojë”, u shpreh Luizi.
Kujtojmë që këtë të shtunë Kiara Tito, Luiz Ejlli, Dea Mishel ose Mikela Pupa do të duhet të lërë shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Këta konkurrentë janë në nominim që prej të martës.