Ja pse industria e modës “E DO” Meghan Markle, arsyeja do ju befasojë – AlpeGossip
Ja pse industria e modës “E DO” Meghan Markle, arsyeja do ju befasojë

Ja pse industria e modës “E DO” Meghan Markle, arsyeja do ju befasojë

Në mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit të shkuar, stafi i shtëpisë së modës kanadeze Mackage erdhën në punë të gjenin artikullin e shitur gjatë natës, shkruan BBC.

Çdo pallto e gjatë, dopio pet, stil ushtarak, që kushtonte 1.013 dollarë, dalë nga dollapet e tyre, ishte shitur në mbi njëzet vende në tre kontinente.

Arsyeja? Meghan Markle.

E fejuara e princit Harry kishte porositur pallton pesë orë më parë, pesë mijë milje larg, për paradën e saj të parë në publik që do të zhvillonte në Nottingham, Angli.

Brenda pak minutave, e gjithë bota donte pallton e gjatë Mackage.

Por, Mackage nuk ishte e vetmja “fituese”.

Meghan gjithashtu mbante një çantë të vogël që kushtonte 675 dollarë, e firmës Strathberry, firmë kjo që kishte vetëm 4 vite në treg, me bazë në Edinburgh.

Çanta u shit më pas për 11 minuta, pavarësisht faktit se ishte e disponueshme vetëm në Saks, New York.

Drejtoresha e marketingut në Strathberry, Vanessa Piras thotë: “U rrit në mënyrë të befasishme edhe numri i klikimeve në faqen tonë të internetit”.

Meghan veshi një pallto të bardhë nga firma kanadeze Label në fejesën e saj me princin Harry, pallto e cila më pas, u shit brenda minutave, siç raportoi vetë firma në faqen e saj online.

Linja më pas “vodhi markën”, duke parë maninë për të patur sa më shumë veshje si Markle, duke e quajtur kështu pallton “The Meghan”.

Me një imazh si Meghan, aq shumë e përfolur në faqet e shtypit rozë, për mirë apo për keq, një gjë është e sigurt: Marketingu është në shkallën sipërore të tij.