NË NJË LIDHJE ME SARA KOLAMIN? Romeo Veshaj reagon – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE ME SARA KOLAMIN? Romeo Veshaj reagon

NË NJË LIDHJE ME SARA KOLAMIN? Romeo Veshaj reagon

Ditën e djeshme aktori Romeo Veshaj u përfol për një romancë të mundshme me  moderatoren dhe blogeren Sara Kolami. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kështu lindën aludimet.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar dhe Romeo tërthorazi duke mohuar lidhjen me Sarën. Ai ka publikuar në Instastory një pjesë nga filmi “Rrethimi i vogël”, në të cilën flitet për shpifjet dhe për thashethemet që thonë njerëzit lart e poshtë.

“Shpifje, intriga, inate!”

“Ku e dëgjove?”

“Në autobus.”

“Mos u merr me thashetheme shoqja Shegë se do ta pësosh”

“Nuk thashë gjë unë o drejtor, njerëzit flisnin”, bashkëbisedojnë dy aktorët në video.