Gjatë pritjes së ëmbël, Afërdita Dreshaj nuk ka hezituar që një pjesë të kohës ta ndajë me ndjekësit e saj duke iu përgjigjur pyetjeve plot kureshtje të tyre.
E pyetur se ku e ka takuar për herë të parë Jakub, Dreshaj ka pohuar: “Haha ne u takuam në Monjinlau në shtator të vitit 2013 për ditëlindjen e Jehonës”.
Afërdita nuk i ka shpëtuar as pyetjeve rreth pritjes së ëmbël, ku ka treguar kujdesin për barkun e saj. Ajo ka treguar se vazhdon të konsumojë kafe njësoj, me po të njëjtën sasi si më parë dhe se për të gjitha këto është konsultuar me mjekun.
Dreshaj ka pohuar se nuk ka pasur shqetësime fizike nga shtatzënia dhe për këtë e ka quajtur veten me fat. Afërdita dhe Jakub janë në pritje të një djali, emrin e të cilit nuk e kanë vendosur akoma./revistawho.com