NOIZY TALLET ME BLERIMIN/ I bën atë që na ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë (VIDEO) – AlpeGossip
NOIZY TALLET ME BLERIMIN/ I bën atë që na ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë (VIDEO)

NOIZY TALLET ME BLERIMIN/ I bën atë që na ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë (VIDEO)

Shokë të ngushtë dhe të dy të suksesshëm në fushat përkatëse! Blerim Destani është një ndër aktorët më të talentuar me origjinë shqiptare, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë. Ai ka luajtur në filma shumë të njohur ku më i famshmi është roli i tij në “Dossier K”.

Blerimi dhe Noizy janë miq të mirë, por nuk ngurojnë ta ngacmojnë njëri-tjetrin me komente e video në Instagram. Dhe këtë herë “viktima” ishte aktori tetovar. Është Noizy ai që ka publikuar një video ku shfaqet duke bërë shaka me Blerimin. Reperi i njohur i thotë që të bëjë sikur nuk e ka mendjen në mënyrë që të shkrepë një foto të bukur, por pas disa tentativash, kur Blerimi ngre kokën, e kupton që Noizy po tallej me të.

Mos u mërzit, të gjithëve na ka ndodhur.