Intervistën me skype të Kledi Kadiut e ndërpret e bija. Nuk ikte pa marrë diçka nga babi – AlpeGossip
Intervistën me skype të Kledi Kadiut e ndërpret e bija. Nuk ikte pa marrë diçka nga babi

Intervistën me skype të Kledi Kadiut e ndërpret e bija. Nuk ikte pa marrë diçka nga babi

Pas një mungese relativisht të gjatë në televizionet shqiptare, Kledi Kadiu është rikthyer për një intervistë përmes Skype-t. Në programin e mëngjesit “Wake Up” Kledi foli rreth projekteve aktuale dhe për jetën si baba. Tregoi që tani nuk jetonte si më parë. Tha se oraret e tij i përshtateshin atyre të vajzës. Se zgjohej herët për ta çuar në kopsht. Po edhe sikur të mos kishte treguar asgjë, e bija i tha të gjitha. Ndërkohë që ai ishte live, ajo iu afrua për t`i dhënë puthjen e “mirupafshim”.

Sot po e çonte mami në kopsht, meqënëse babi ishte pak i zënë. Me këtë rast një përshëndetje na e bëri dhe gruaja e tij Charlotte Lazari.

Ndërkohë që përsa i përket jetës profesionale, Kledi ka angazhime në shkollat e baletit si dhe në televizion me Maria De Filippi-n si giudice esterno, pra si i jashtëm.