Këngëtarja e hitit “Havana”, Camila Cabello është në një lidhje të re, është ky lajmi që ka pushtuar që prej ditës së djeshme mediat botërore. Camila është fotografuar duke u puthur me Matthew Hussey, një personalitet i njohur televiziv në Britani.
Çifti më i ri i showbizit kanë kaluar një pasdite së bashku në plazhin Cabo San Lucas ku kanë ndjenjur 40 minuta.
Në një intervistë për revistën “Seventeen” vitin e kaluar Camila u shpreh se nuk ka qenë kurrë në një lidhje afatgjatë dhe se njerëzit e pyesin shpesh se kujt ja dedikon këngët.
“S’kam pasur kurrë një lidhje afatgjatë prandaj kur i tregoj njerëzve këngët e mia, më pyesin: ‘Për kë është kjo këngë? S’të kemi parë me ndonjë djalë’, tregoi këngëtarja.