Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”, Edi dhe Ada u ulën për t’u përballur me njëri-tjetrin. Mirëpo, Edi u shpreh “Të gjitha çfarë kam dashur të them, i kam thënë. I rri fjalës time”, duke mos i tërhequr mbrapsht ofendimet ndaj Adës.
Kjo e fundit u nevrikos dhe u çua nga karrigia. Ada e cilësoi si “biberon” dhe i tha se për të nuk ekziston.
Ada: Nuk e kuptoj çfarë lloj robi është ky. Ky që na tregonte takimin 4 minutësh, çfarë doje more? Pastaj doje takim të dytë, nuk të kuptoj unë. Ti se di ku je vetë. Mos më qesh se nuk është për të qeshur.
Edi: Kur të më përmendësh në takime…
Ada: Ti më ke përmendur në takime. Ti biberoni më ke përmendur mua në takimin me Alvisën. Kurse unë me Brunon nuk të kam përmendur se nuk ekziston. Çfarë do o vëlla?
Edi: Të lutem se po më pengon…
Ada: Mos mu lut fare! Ky qenka shumë fëmijë. Dije se deri tani të kam respektuar. Mua mos mu drejto më fare.