Anglishtja është gjuha e përmasave botërore si dhe dominuese në shumicën e vendeve të botës.
Edhe në Shqipëri ajo flitet nga një numër i madh njerëzish.
Gjithastu përveç komunikimit me pjesën tjetër të botës, ajo është kthyer në trend. Shumica e njerëzve anglishtfolës shprehen se fjalët tingëllojnë më mirë në anglisht se në shqip. Prandaj edhe në rrjete sociale shkruajnë më së shumti në këtë gjuhë.
Këtij tentacioni nuk i kanë shpëtuar as të famshmit shqiptarë të cilët nuk ngurojnë asnjë moment të shkruajnë anglisht në postimet e tyre në rrjete sociale.
Pjesën më të madhe të rasteve ata kritikohen nga fansat për këtë fakt. Deri dikur mund ti pranojmë kritikat kur ato dijnë ta flasin e shkruajnë mirë gjuhën , por problem qëndron tjetërkund. Ka nga ata VIP-a shqiptarë të cilët nuk janë të aftë ta përvetësojnë gjuhën e përsëri tentojnë duke u dukur qesharakë në sytë e fansave.
AlpeNews.al ju sjell disa raste ku Vipat kanë” lënë nam” me anglishten e tyre që lë për të dëshiruar.
Eneida Tarifa
Gjatë pjesëmarrjes në “Eurovision” Eneda Tarifa është bërë protagoniste e një skandali për një televizion holandez. Duke folur Tarifa në një moment harron fjalët në anglisht “për tu përmirësuar” (to be improved)… dhe i drejtohet Dhuratës, ndihmëses së saj që t’ia kujtojë.
Majk
Duke u munduar të nxjerrë në pah anën e tij agresive me femrat Majk është fëlliqur keq.
Ka qenë një fans i tij i cili ja ka vënë në dukje gabimin që ai ka bërë në një post në Instagram rreth dy ditë më parë.
“If she ain’t fucking good doje të thoje?”, i shkruan fansi për përshkrimin gabim që ka shkruajtur këngëtari.
Armina Mevlani
Shpeshherë Armina bë gabime si në të folur edhe në të shkruar, të cilat janë të shumtë fansat apo personazhet publikë që ia vënë në dukje e tallen me të. Më “i freskëti” është ngacmimi i Olti Currit , ditën e djeshme ku postoi një video të djali të vogël i cili mezi fliste. Përmes tij ironizonte të folurën anglisht të blogeres së famshme.
Elvana Gjata
Elvana Gjata para disa muajsh lançoi këngën në bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan por që nuk u prit dhe aq mirë nga fansat. Kjo për faktin se atyre nuk u pëlqente anglishtja e saj. Videoja në “Youtube” e këngës është e mbushur me reagime të tilla.
Përgatiti: AlpeNews.al