Prej ditësh në media po përflitet se Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes nga e cila kanë dhe një vajzë, Hanën. Ditën e djeshme u zbulua se dyshja po kalon në krizë pasi ka mospajtime në cështjet që lidhen me karrierën.
Loredana dje festoi ditëlindjen dhe Mozzik nuk u duk askund, as i pranishëm, as në urime. Artistja festoi e vetme me shoqërinë dhe vajzën.
Ndërkohë që në media po bën bujë lajmi për një ndarje mes çiftit, Mozzik ka treguar se sot në mëngjes ka vizituar malet e Sharrit në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë. Siç duket reperi nuk ka kaluar asnjë moment pranë Loredanës ndërkohë që ajo festonte ditëlindjen. Ai ka ndarë disa foto në profilin e tij të Instagramit me mbishkrimin: “Sot para lindjes së diellit në mëngjes vizitova Malet e Sharrit. Nëna natyrë, të dua! Ju uroj ditë të mbarë!”