Mos e besoni po deshët! Olti Curri tregon sa paguhet: Unë marr sa dyfishi i rrogës së… – AlpeGossip
Mos e besoni po deshët! Olti Curri tregon sa paguhet: Unë marr sa dyfishi i rrogës së…

Mos e besoni po deshët! Olti Curri tregon sa paguhet: Unë marr sa dyfishi i rrogës së…

Olti Curri është një nga personazhet e njohur në Shqipëri, i cili me faqen e tij në Instagram dhe Facebook shpesh ndan mendimin e drejtpërdrejt me ndjekësit e tij. Ndër të tjera ai është bërë i njohur dhe për komentet pikante që jep si opinionist në ‘Big Brother Albania Fun Club’.

Olti komentohet gjatë nga mediat dhe të shpeshta kanë qenë debatet e tij me personazhet e njohur shqiptar. Ai ditën e sotme ka bërë një postim në adresën e tij në Instagram, ku i ka lajmëruar fansat se do të bëjë një intervistë në instastory dhe do i përgjigjet pyetjeve që ndjekësit kanë për të.

Një nga pyetjet e para që Olti ka vendosur t’i përgjigjet është se sa e ka pagën. Ai nuk ka nguruar dhe nëpërmjet një videoje ka treguar se pagesa e tij është shumë e lartë pasi ai paguhet nga reklamat që bën në faqet e tij.

“Është pyetje cik e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktualisht vjen nga reklamat që bëj në instagram dhe facebook dhe dua të them se në muaj shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit shqiptar”, ka thënë Olti në video.