“ISHA OUT FARE/” Fjodora Fjora bën gafën e madhe me Stresin (FOTO) – AlpeGossip
“ISHA OUT FARE/” Fjodora Fjora bën gafën e madhe me Stresin (FOTO)

“ISHA OUT FARE/” Fjodora Fjora bën gafën e madhe me Stresin (FOTO)

E ftuar në “Thumb” ditën e djeshme ishte moderatorja e njohur, Fjodora Fjora e cila gjatë emisionit foli për intervistën e famshme me Stresin në “Chic”. Fjodora tregoi se gjatë intervistës ka bërë një gafë duke i thënë Stresit se i pëlqen shumë kënga “Sjena mo” që është bashkëpunimi i Majk dhe Ghetto Geasy.

“Është djalë shumë i mirë të betohem. Unë kam bërë shumë qejf në atë intervistë. Por bëra dhe një gabim shumë të madh. I thashë atij: “Sa më pëlqen ajo kënga “S’jena mo”.

Dhe ai tha: “Nuk e kam kënduar unë”. Isha komplet “out” fare. Ishte një djalë shumë i mirë, thjesht qeshi”, tregoi Fjodora.