“JE GJITHÇKA QË SHOH”/ “Capital T” prezanton të dashurën dhe rrjeti u çmend (FOTO) – AlpeGossip
“JE GJITHÇKA QË SHOH”/ “Capital T” prezanton të dashurën dhe rrjeti u çmend (FOTO)

“JE GJITHÇKA QË SHOH”/ “Capital T” prezanton të dashurën dhe rrjeti u çmend (FOTO)

Reperi i njohur Capital T është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e  tij private. Ai lidhjet e tij i ka mbajtur larg syrit të mediave dhe rrallëherë është komentuar për një të tillë.

Mirëpo, së fundmi reperi ka bërë lëmsh rrjetin pasi ka publikuar një foto ku shihet përkrahë një vajze brune e cila qëndron me shpinë. Trimi shihet teksa e sheh në sy dhe pranë fotos ka shkruar: “I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”.

Ka mjaftuar kjo dhe të gjithë fansat kanë nisur të aludojnë se vajza në fjalë është e dashura e tij e re. Ata me anë të komenteve i kanë kërkuar reperit që të zbulojë fytyrën dhe emrin e vajzës misterioze.

“Meqë e ke emrin Trim bëhu trim e bëjë tag këtë çikën”, i shkruan një fans ndërkohë që një tjetër i thotë: “Qenke dashuruar”, komente këto që reperi nuk i është përgjigjur.