Në mesnatë, Mozzik dhe Kida publikuan këngën e tyre të re, të titulluar “PP”. Kënga është 6 minuta e 30 sekonda dhe përbëhet nga dy pjesë: Paranojë dhe Pishman.
“PP” është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka thyer rekord në klikime. Menjëherë pasi dyshja publikuan këtë hit, Loredana i është “kthyer” Mozzikut duke paralajmëruar dhe ajo këngën e saj të re.
Ajo ka bashkëpunuar me dy këngëtarë të huaj, Kc Rebell dhe Summer Cem. Reperja ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet duke kënduar pranë artistëve.