Këtë sezon të “Why not,” Roza Lati u vesh sërish si murgeshë për të martuar Anxhela Persiterin me një sheik rastësor. Të njëjtën veshje e zgjodhi për herë të parë tetorin e vitit të kaluar. Asnjë nga rastet nuk u prit mirë. Ose më saktë, u prit shumë keq. I vetmi koment që s’përmbante fjalë të pahijshme ishte ky:
Komentet e herës së parë s’e shkurajuan aspak Rozën, ë të kundërt s’do e kishte përsëritur. “Po përtoj t’i jap shpjegime injorancës për komentet negative që kanë lënë në fotot e mia me veshjen e murgeshës. Po i njëjti muhabet ndodhi edhe vjet, që u vesha si murgeshë sezonin e kaluar. So, kësaj rradhe po ripostoj shkrimin tim që është i qartë si kristali. Qetësohuni pop corna [sic]! Hapni perdet e frustrimit o milet i mesjetës,” shkruan ajo përbri shpjegimit të vjetshëm.
Vjet, Roza shpjegoi se veshja është marrë nga Teatri i Operas dhe Baletit. “Kjo veshje murgeshe është bërë qëllimisht për skenë! Për show!” shkruajti ajo.