NJË DASHURI E VËRTETË/ Video ku Ameli i këndon ninulla Miramit nuk duhet humbur - AlpeGossip
NJË DASHURI  E VËRTETË/ Video ku Ameli i këndon ninulla Miramit nuk duhet humbur

NJË DASHURI E VËRTETË/ Video ku Ameli i këndon ninulla Miramit nuk duhet humbur

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar dhe janë shumë të ndjekur dhe të komentuar në media dhe rrjete sociale.

Siç dihet Miriam dhe Albani janë prindër të një vajze që quhet Ameli me të cilën publikojnë vazhdimisht foto dhe video. Ameli ka fituar që tani zemrat e publikut sidomos me zërin e saj të ëmbël.

Shpesh herë, dyshja ka treguar se vogëlushja ka talent në muzikë dhe madje kanë publikuar video të shkurtra ku ajo shihet duke luajtur në piano ose duke kënduar. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Miriam ka hedhur një video që ka ëmbëlsuar zemrat e të gjithë ndjekësve të saj, ku Ameli dëgjohet duke i kënduar ninulla nënës së saj.“Erdhi dita që të më vejë Ameli mua në gjumë”, ka shkruar Miriam pranë videos ku dëgjohet zëri i ëmbël i Amelis duke kënduar për këngëtaren.