KA BURRA SHTËPIA/ Bes Kallaku tregon çfarë ndodh në shtëpi kur Ajkës i mbarojnë pelenat (FOTO) – AlpeGossip
KA BURRA SHTËPIA/ Bes Kallaku tregon çfarë ndodh në shtëpi kur Ajkës i mbarojnë pelenat (FOTO)

KA BURRA SHTËPIA/ Bes Kallaku tregon çfarë ndodh në shtëpi kur Ajkës i mbarojnë pelenat (FOTO)

Që nga dita kur është shfaqur në ekran pasi u bë baba, Bes Kallaku ka treguar siç di vetë, me humor, sesi është jeta e tij në këtë periudhë.

Ai vazhdimisht tregon se çfarë ndodh tani në shtëpinë e tij dhe të Xhensilës, pas ardhjes në jetë të vajzës Ajka.

Dhe ja, në një postim në Instagram, aktori i njohur i humorit ka përditësuar ndjekësit me një tjetër informacion.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet shumë i habitur, duke hequr xhaketën dhe këtë moment e ka përmbledhur me një fjali:

” Momenti kur hy në shtëpi edhe bëhesh gati të rehatohesh kur thotë plaka, s’kemi bukë”.

Megjithatë, pas një komenti të Xhensilës, duket se Besi e ka ndryshuar situatën…

“Apapapapaaa”, shkruan këngëtarja duke komentuar pamjen e partnerit me një emoji zjarri.

Në këtë moment Besi ka trilluar një tjetër ndodhi, që në fakt mund të jetë edhe e vërtetë:

“Ose kur të thotë nusja: Pampers-at e gocës… mbaruan… “.