THUHET SE KA HATËRMBETJE MES TYRE/ Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen për herë të parë bashkë – AlpeGossip
THUHET SE KA HATËRMBETJE MES TYRE/ Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen për herë të parë bashkë

THUHET SE KA HATËRMBETJE MES TYRE/ Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen për herë të parë bashkë

Prej kohësh përflitet për raportin jo të mirë që kanë me njëra-tjetrën. Është fjala për dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat së fundmi janë bërë bashkë për herë të parë.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale shihet se dy këngëtaret performuan në festivalin ‘Rock In Rio’ në Brazil. Postimet e Duas dhe Ritës në rrjetet sociale, duken mjaft të ngjashme, ku dy artistet kanë ndarë foto-ablume në profilet e tyre.

Fillimisht ata shfaqen në avion, teksa më tej kanë ndarë edhe video me pamje të Rio de Janeiro-s. Dyshja u shfaqën gjithashtu në skenën e madhe ku performuan përpara mijëra fansave të pranishëm në festival.

Thuhet se ka hatërmbetje mes tyre, Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen

Nuk dihet nëse Dua dhe Rita kanë pasur një takim në prapskenë, megjithatë performacat e tyre u zhvilluan në kohë të ndryshme.

Kujtojmë se raporti i Rita Orës me Dua Lipën është përfulur gjatë në mediat botërore. Fillimisht ishte një intervistë e këngëtares Bebe Rexha që nxiti dyshimet që raportet mes Duas dhe Ritës nuk janë të mira. Bebe tha se do të dëshironte shumë që të bënte një bashkëpunim me koleget e saj me famë botërore, por ky bashkëpunim nuk ishte realizuar për shkak të dy këngëtareve. Deri më tani ajo që aludohet si shkaku i zënkës është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur ajo ishte në fillim të karrierës.  Si duket Dua nuk ka mundur ta falë.

Thuhet se ka hatërmbetje mes tyre, Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen

Gjatë një konference për shtyp para koncertit Rita Ora u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo i është përgjigjur pyetjes të gazetarëve duke e treguar hapur problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati”.