NJË MUAJ PASI U BË NËNË/ Eni Vasili ndan copëza momentesh nga lumturia me binjaket (VIDEO) – AlpeGossip
NJË MUAJ PASI U BË NËNË/ Eni Vasili ndan copëza momentesh nga lumturia me binjaket (VIDEO)

NJË MUAJ PASI U BË NËNË/ Eni Vasili ndan copëza momentesh nga lumturia me binjaket (VIDEO)

Si sot një muaj më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë dy vajza binjake, të cilat i pagëzoi me emrat Sofi dhe Nikol.

Momentin më të bukur të jetës, Eni ka zgjedhur ta kujtojë përmes një video të publikuar në Instagram, ku ka treguar torta ngjyrë rozë me emrat e vogëlusheve, këmbët e tyre të vogla dhe duart. Padyshim nuk kishte se si të mungonte edhe një foto e mami Enit me dy binjaket në karroca.

VIDEO

Kujtojmë që moderatorja bashkëjeton prej disa vitesh me inxhinierin e quajtur Armand, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, pasi kjo e fundit nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria./