Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, kanë nisur që tani debatet e forta apo edhe pëlqimet e para.
Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden.
Ndërkohë, Amosi duket se është pak më i gatshëm për një raport mes tyre, teksa e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Dea Mishel, edhe pse kjo e fundit nuk e ka mirëpritur diçka të tillë.
Ndërkohë, sigurisht që raporte të tilla nuk mbesin pa u komentuar mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një bisedë me Kristin, Armaldo është shprehur si më poshtë:
“Ai mund ta përdorë dhe ta shfrytëzojë si lojë. Ai kështu bëhet më interesant për të shkuar në finale. Kur ka një romancë dashurie brenda, gjithmonë publiku tërhiqet”.