NJË ROMANCË E RE MES KIARA TITO DHE YOUNG ZERKËS? Këto FOTO na bënë të dyshojmë – AlpeGossip
NJË ROMANCË E RE MES KIARA TITO DHE YOUNG ZERKËS? Këto FOTO na bënë të dyshojmë

NJË ROMANCË E RE MES KIARA TITO DHE YOUNG ZERKËS? Këto FOTO na bënë të dyshojmë

Pak kohë më parë, moderatorja Kiara Tito bëhej shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Megjithëse lart e poshtë qarkullonin foto të dyshes që frekuentoheshin shpesh bashkë, ata nuk e pranuan asnjëherë të kishin pasur diçka me njëri-tjetrin.

Këto lajme morën fund, mirëpo Kiara ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave rozë.

Kjo pasi po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën.

Gjithçka nisi nga fotot e çiftit në Instagram, ku të ftuar në “Shiko Kush Luan” ata ishin “date-i” i njëri-tjetrit.

Sipas “Panorama Plus”, kanë qenë burime pranë çiftit që kanë deklaruar se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj.

Megjithatë, ky lajm mbetet ende në kuadër të aludimeve.

Disa muaj më parë, Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Ronela Hajatin dhe që pas ndarjes, s’kemi asnjë zhvillim të ri nga jetët e tyre private.