TË MAHNITSHME/ Ekografitë e fëmijëve në barkun e nënës shndërrohen në piktura - AlpeGossip
TË MAHNITSHME/ Ekografitë e fëmijëve në barkun e nënës shndërrohen në piktura

TË MAHNITSHME/ Ekografitë e fëmijëve në barkun e nënës shndërrohen në piktura

Laura Steerman është një artiste irlandeze nga Dublini, ku jeton dhe punon si ilustruese.

Por ajo është dashuruar shumë me praktikën e një lloj arti shumë të veçantë: të konvertojë ekografitë e nënave të ardhshme në piktura me ngjyra.

Falë saj, nënat e reja, mund të ruajnë një kujtim shumë të veçantë në këtë moment kyç të jetës së tyre, që mund të quhet edhe “skena e shtatzanisë”.

Fillimisht , Laura filloi të pikturojë ekografitë e veta, gjatë kohës që ishte shtatzanë dhe këtë e bënte për të kaluar kohën, e për ta bërë më pak të gjatë pritjen e fëmijës. Por, sidomos, për të nisur të kuptojë përgjegjësitë që e prisnin.

Shumë shpejt u ndërgjegjësua se këto imazhe mund të ishin një burim i pashtershëm frymëzimi!

Përballë suksesit në rritje të veprave të saj, nënat e ardhshme nga e gjithë bota, po vijnë tani nga të gjitha anët për t’i kërkuar të përdorë penelat e saj për të konvertuar ekografitë në piktura.

Sot, Laura Steerman, pranon kërkesa nga nënat apo nënat e ardhshme të cilat duan të shohin frytin e dashurisë së tyre, të materializuar si një vepër arti.