NGA MADONNA TEK BEYONCE/ Florinjtë dhe diamantet tani shkëlqejnë tek dhëmbët – AlpeGossip
NGA MADONNA TEK BEYONCE/ Florinjtë dhe diamantet tani shkëlqejnë tek dhëmbët

NGA MADONNA TEK BEYONCE/ Florinjtë dhe diamantet tani shkëlqejnë tek dhëmbët

Bizhuteritë e çmuara dentare hyjnë me plot titullin në kategorinë “çudi prej vip-ash”.

Janë të shumtë yjet e tapetit të kuq që këta vite kanë zhvilluar një pasion të pazakontë dhe të kushtueshëm.

E kushtueshme që ç’ke me të, sepse këto ‘pseudo-aparatë’, të quajtur “grillz”, që mbulojnë dhëmbët e të famshmëve, janë realizuar me florinj, diamantë dhe gurë të tjerët të çmuar.

Kim Kardashian është shumë e dhënë pas këtij trendi të ri. Në foton e saj të fundit në apartamentin parizian në vitin 2016, para se të grabitej, ylli i shfaqjeve ‘reality’, tregonte një buzëqeshje prej diamantesh.

Që atëherë,  Kardashian nuk vuri më bizhuteri të dukshme, por kurrë nuk la pa stolisur kushtueshëm dhëmbët e saj. Ajo ka një grillz të realizuar nga Dolly Cohen me emrin e vet.

Në të njëjtën ‘shije ortodonsie’ janë edhe diva të kalibrit të Madonna-s, Beyoncé e Jada Pinkett Smith. Majde edhe djali i kësaj të fundit,  Jaden Smith, tregon me krenari dhëmbët e sipërm të mbuluar me flori ngjyrë të verdhë.

I fundit në radhë, për nga paraqitja është Travis Scott, i fejuari i Kylie Jenner, që për t’u shfaqur në Super Bowl, porosity një “buzëqeshje e gjitha në diamantë”.

Reperi  “Tekashi 6ix9ine”, i cili për momentin është në burg me një sërë akuzash që mund të çojnë në dënim me ‘burgim të përjetshëm’, tregon i lumtur dhëmbët e tij të zbukuruar me bizhuteri të shtrenjta shumëngjyrëshe.

Tani në burg, me siguri nuk buzëqesh më aq gëzueshëm.